Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në kampin qeveritar ka nisur paniku pas krijimit të një komisioni që monitoron qëndrimet në rrjetet sociale.
Berisha tha se “viktima e parë” e këtij komisioni pritet të jetë Niko Peleshi, të cilin e akuzoi se nuk ka mbajtur qëndrime kundër lëvizjes rinore qytetare dhe protestave të “Flamingove”.
Sipas Berishës, Peleshi mund të zëvendësohet me Taulant Ballën, duke ironizuar rolin e këtij të fundit si kryetar i komisionit që kontrollon rrjetet sociale të nomenklaturës socialiste. Berisha paralajmëroi se mund të ketë edhe “viktima” të tjera në radhët e socialistëve.
FJALA E BERISHËS:
Ndërkohë, panik, tmerr, frikë në kampin e qeverisë.
Krijohet Komisioni Balla.
Komisioni Balla është komisioni që po kontrollon statuset në mediat sociale të nomenklaturës, për të identifikuar ata, të cilët nuk kanë bërë statuse kundër lëvizjes rinore qytetare dhe flamingove pra.
Viktima e parë e Komisionit Balla do jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës, është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre.
Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën, laj e thaj, Balla i ka mbetur atij.
Me kryetarin e komisionit të vëzhgimit të rrjeteve sociale të nomenklaturës socialiste.
A do ketë viktima të tjera? Do ketë, por ato janë pa emër, pa pasojë, ndaj dhe nuk ia vlen fare t’i përmendësh.
The post Berisha: Pritet zëvendësimi i Peleshit me Ballën, ai do jetë viktima e parë e komisionit që kontrollon… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



