Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të dërguar nga një ushtarak, duke dhënë detaje për gomonen me drogë të kapur në Greqi.
Në këtë mesazh, thuhet se gomonia në fjalë është nisur nga Porto Palermo, ndërsa ngrihen dyshime për arsyen se pse ajo nuk është kapur nga radarët tanë.
Statusi i Berishës:
Oficeri dixhital inforrmon:
Radaret tane nuk e “pane” gomonen me dy ton droge qe u kap nga forcat greke te kufirit.
Gomonia u nis nga moli i Porto Palermos! sb
“Doktor pershendetje! Jam nje ushtarak i marines nga Saranda. Doja te thoja se çuditërisht skafin e kapur dje me 2 ton e ca droge nga forcat ushtarake Greke e konstatojne vetem radaret e Greqise se radaret tane jane “mesuar” dhe nuk i raportojne me skafet si ai qe u nis dje nga Himara. Forcat detare jo vetëm nuk ka kryer misionin e saj që të ruajë dhe të mbrojë mjedisin detar për zbatimin e ligjshmërisë në det, por perkundrazi ne funksion te paligjshmërise dhe trafikut te droges ka vendosur edhe bazen ushtarake te Palermos për ta ndihmuar këtë trafik. Rasti më flagrant është pista e Forcave Detare në Porto Palermo ku kryhej dhe trafiku i Habilajve i faktuar nga përgjimet italiane, por drejtuesit e Flotes dhe sherbimi informativ i ushtrise qe mbulon detin mbyllin syte dhe fryjne xhepat. Ata shikojne vetem ndonje varke peshkimi per ndonje arke me peshk duke qene se gjuajne me trata fundore dhe u bejne presion se per te tjerat…”