Berisha: S’mund të presim deri në pafundësi për ushtrinë

Teksa ka komentuar deklaratat e Stoltenbergut lidhur me çështjen e ushtrisë, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, për “Zërin”, ka thënë që FSK-ja nuk mund të mbesë deri në pafundësi me misionin që ka aktualisht.

“Nëse tani nuk është koha, shtrohet pyetja se kur është koha që kjo të ndodhë? Ne nuk mund të presim deri në pafundësi dhe të mbetemi me misionin aktual”, ka deklaruar ai.

Megjithëkëtë, Berisha është shprehur i bindur se nuk do të ketë cenim të raporteve me partnerët strategjikë të Kosovës.

“Nuk mund të ketë. Minimumi i bashkëpunimit të NATO-s është ky që kemi. NATO-ja funksionon mbi bazën e konsensusit dhe në kuadër të NATO-s janë katër shtete, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Për ta marrë ndonjë vendim për ta ulur bashkëpunimin që e kemi duhet të ketë pajtueshmëri të të gjitha shteteve që janë pjesë e NATO-s. Ne e kemi mbështetjen e shteteve të fuqishme që janë brenda NATO-s”, ka theksuar ai, duke shtuar se institucionet e Kosovës janë dakorduar me NATO-n qysh në fillim.

Madje sipas tij, Kosova në vazhdimësi ka pasur bashkëpunim me NATO-n, edhe gjatë viteve paraprake.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme