Berisha takim me ekspertë: Shqipëria e blen me 220 euro ndërkohë që në bursë shitet me 80, Rama kërcënon qytetarët me ndërprerje energjie

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me turin e takimeve ku sot ka mbledhur ekspertë të fushës së energjitikës dhe hidrokarbureve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po kërcënon qytetarët me ndërprerje energjie.

Sipas Berishës, qeveria ka blerë energji me 220 euro megavatin kur në bursë shitej me 80 euro.

“Nuk ka logjikë ekonomike që të ndërpritet energjia. Vendi që ka prodhuar falë prodhimeve të reja 9 terravat ndaj 7.2 që konsumon në total. Rritja e çmimit për bizneset, shkatërrimtare. Hyrja në treg, dalja në treg e sektorit energjitik bazohet në keqpërdorim dhe vjedhje.

Shqiptarët duhet ta dinë se kjo qeveri me dokumente, ka blerë energji me 220-250 euro megavatin ndërkohë që në bursë shitej me 80-82 euro. Blen energji me 540 euro ndërkohë që në bursë shitet me 410 euro. Blen energji çdo dy ditë dhe nuk bën një tender. Një kryeministër terrorizon qytetarët, dhe u thotë që po nuk u gjet energjia në treg, do e ndërpresin.

E përdor si mjet terrori. Konsideron në mënyrën më të papërgjegjshme, rritjen e çmimit për familjarët. Ky është një akt më i papërgjegjshëm. Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike është 0.9 lekë. Ua shet qytetarëve me 95 lekë, pra ua shet 98 herë më shumë, ua shet biznesit me 200” – tha Berisha./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme