Berisha takim me të rinjtë: Fatin e vendit do e vendosim ne! Më 7 Korrik çojmë PD drejt fitores së sigurt

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në takim me të rinjtë se kjo e sotmja me regjimin në pushtet është betejë më e rëndësishme se ajo e vitit 1990.

Ai deklaroi se 7 korriku shënon një fillim të madh që do të çojë Partinë Demokratike drejt një fitore të sigurtë.

“Të gjitha politikat që ndërton kjo qeveri janë kundra jush. Për ju, mosha juaj ëndërr kryesore ka diplomën për të hyrë në shtëpinë e intelektualëve të kombit. Gjithçka bëri kjo qeveri që ju të diplomoheshit sa më pak. Përdori mekanizmat që të privojë të rinjtë shqiptarë nga shkollimi. Ndërpreu investimet e huaja për punësimin.

Alternativë për këtë qeveri është kanabisi dhe veprimi tjetër që të lejohet përdorimi publik i drogave. Këto dy ditë që na ndajnë nga data 7 Korrik ju ftoj të bëjmë gjithçka për të bashkuar çdo të ri dhe të re. Anëtare dhe jo të forumit rinor për të dalë në shesh dhe për të treguar se monizmi nuk kalon kurrë mbi ne.

Fatin e këtij vendi do e vendosim ne. Ne nuk pajtohemi kurrë me një regjim që me krim drogë dhe vjedhje nënshtron një komb të tërë. Është një betejë më e rëndësishme se ajo e vitit 1990 sepse kemi një autokraci që rrëmben zgjedhjet. 7 Korriku shënon një fillim të madh që do çojë PD-në drejt fitores së sigurt”, tha Berisha./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme