Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është takuar në selinë blu me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Kreu i PL-së nuk foli për gazetarët pas takimit, por u shpreh se do të flasë me ta në konferencën që do të zhvillojë në selinë e forcës që ai drejton.
Berisha dhe Meta janë takuar herë pas here në selinë blu, ku janë shprehur se diskutojnë për koordinimin e forcave politike në zgjedhjet e 14 Majit.
PD dhe PL janë bashkë në koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore./tvklan.al