Berisha: Unë i hapa depot e armëve që të armatoset UÇK-ja

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka dhënë merita vetës kur ka folur për ndihmën që i ka dhënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar një detaj nga viti 1997.

Duke folur në emisionin “Zona Express”, Berisha tha se pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, ai ka vendosur që të hapë dyert e depove me armë.

Krejt kjo sipas tij, është bërë për dy arsye: të krijojë ekuilibër mes kundërshtarëve të armatosur dhe përkrahëseve të tij dhe arsyeja e dytë që shqiptarët e Kosovës të armatosen.

“Bile ne si parti jemi organizuar që të japim armë pa lekë, edhe pse mund të ketë ndodhur që janë dhënë blerë. Por unë i kam hapur depot që të armatoset UÇK-ja”, ka thënë Berisha në “Zona Express”.

Në trazirat e njohura të pranverës që ndodhën në Shqipëri në vitin 1997, nga depot ushtarake u nxorën mbi 700 mijë copë armë , si dhe më shumë se 1,5 milionë fishekë. Një pjesë e mirë e tyre, siç njoftuan edhe atëherë mediat kanë përfunduar në Kosovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme