Berisha: Vetëvendosje duhet t’i thotë ‘PO’ Haradinajt

Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka treguar se pse ai mendon se Qeveria e ardhshme nuk duhet të krijohet në koalicion me Listën Serbe. Ndërsa, ka thënë se VV duhet t’i bashkohet Haradinajt në krijimin e Qeverisë.

“I nominuari për kryeministër duhet të ketë parasysh që Kosova është përpara shumë sfidave, dhe në rast se mendon se tri çështje, Demarkacioni, Asociacioni dhe Ushtria zgjidhet me Listën Serbe po mendoj që është gabim.  Faktori politik shqiptar duhet të mendojë për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara të vendit”, tha Berisha, në Info Magazine të Klan Kosovës.

Ai ka thënë se partitë e tjera politike duhet ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Ramushi duhet ta bëjë Qeverinë, dua të besoj se nëse subjektet politike e kanë për interesa të vendit e jo personale duhet ta mbështesin Ramushin për kryeministër”.

Ai ka thënë poashtu se kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN pas certifikimit të rezultateve nga KQZ duhet të bisedojë me partitë politike për krijimin e Qeverisë.

“Jemi të interesuar të kemi Qeveri stabile, Haradinaj si i nominuar dhe i votuar nga qytetarët, duhet të bisedojë me subjektet politike”.

Berisha nuk ka lënë pa thumbuar edhe Vetëvendosjen duke folur për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen.

“Kanë thënë ‘JO’ edhe në rrethana të tjera. Vetëvendosja i ka thënë dikur ‘PO’ Ramushit, në vitin 2014. Besoj se edhe tash duhet t’i thotë ‘PO’”, tha Berisha.

Sipas tij, ‘Vetëvendosjes i ka hyrë vetja në qejf me këtë votën aksidentale’.

“Por, e dinë mirë se Ramushi ka të drejtën për të bërë Qeverinë. Vetëvendosja i ka këto qëndrime, i ka dhezë kjo

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme