Tre persona me origjinë serbe janë plagosur nga të shtënat me armë që ndodhën të dielën, 20 qershor para një lokali në Müller-Strasse të Berlinit.
Sipas zyrës së prokurorit publik ata janë qëlluar me më shumë se 20 plumba.
Pas krimit policia arriti në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën.
“Sfondi është ende plotësisht i paqartë,” tha zyra e prokurorit publik, Martin Steltner.
“Burrat e plagosur janë me kombësi ose origjinë serbe. Ende nuk ka asnjë autor të dyshuar, deri më tani askush nuk është arrestuar.”
Burrat e plagosur u dërguan në spital./BS