Sipas saj, qëllimi i takimit ishte hapja e rrugës për vitin 2018, e cila në Bruksel është konsideruar thelbësore për Ballkanin Perëndimor. Pjesëmarrësit biseduan me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Temë e cila u shqyrtua në këtë takim ishte dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.
“Serbia e ka dëshmuar se është një partner plotësisht i qëndrueshëm, i parashikueshëm dhe serioz, shumë më tepër se disa. Ajo ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit dhe ka zbatuar pjesën më të madhe të saj, shumë gjëra të vështira dhe të papëlqyeshme për të cilat ka qenë i nevojshëm guxim i madh politik dhe përgjegjësi. Nga ana tjetër, Prishtina ende nuk ka filluar të pajtohet me marrëveshjen e Brukselit. Ne këmbëngulim në krijimin e AKS-së, e cila është pjesë e marrëveshjes”, ka thënë Bërnabiq.
Ajo ka shtuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë thirrje për një dialog të brendshëm në çështjen e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën si një kusht për përparim të mëtejshëm në rrugën evropiane.