Bërnabiq: Nëse do t’më duhej, do të takohesha me Haradinajn

“Kontributi i Qeverisë së Serbisë në dialogun e brendshëm për Kosovën e Metohinë do të jetë i dukshëm përmes formimit të grupeve punuese për përkrahje logjistike ndaj presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të marrin pjesë në atë dialog. Do të jetë dialog i një rrethi më të gjerë njerëzish në Serbi, dhe unë, si kryeministre, nuk do t’u tregoj se si mendoj që duhet bërë kjo punë apo ajo, por do t’i dëgjoj të gjitha palët, pozitën dhe opozitën, Kishat dhe organizatat joqeveritare, pasi që ky është dialog të cilin e drejton presidenti i shtetit”, ka deklaruar kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq për radio-televizionin e Vojvodinës, transmeton Koha.net.

Tutje, Bërnabiq ka shtuar se do të takohej edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, përderisa, si kryeministre e vendit, do t’i duhej, por ka theksuar se informatat për një takim të mundshëm të shpejtë me të janë të pasakta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme