Bërthama e Prishtinës moderne

Rrënimi i një kompleksi dyqanesh të ulëta, të ndërtuara në kohën e komunizmit i ka liruar goxha pamjen një monumenti. Vetë ato lokale qenë ndërtuar mbi bazën e një objekti tjetër më të moçëm.

Por objekti, që tash e ndajnë dy institucione të vendit, ka simbolikën e veçantë. Është pjesë e një kompleksi ndërtesash, që arkitektja Florina Jerliu e quan bërthamë të Prishtinës moderne, shkruan sot “Koha Ditore”.

Monumentin e mbrojtur me ligj si vlerë të trashëguar të kulturës materiale, sot e shfrytëzojnë Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Agjencia e Statistikave e Kosovës. E para i ka vënë fasadës së jashtme ngjyrë okër e tjetra ngjyrë të kuqe të mbylltë.

Objekti i takon fundit të shekullit XIX, fazës së fundit të sundimit osman në këtë anë. Një kohë qe përdorur si burg. Në një tjetër periudhë ka qenë “shtëpia” e gazetës së famshme “Rilindja”. Kujtime nga kjo periudhë e punës së gazetës në këtë objekt ka evokuar doajeni i gazetarisë, Zenun Çelaj.

Urdhri properëndimor i Sulltanit

Arkitektja Florina Jerliu e njeh mirë historinë e qytetit edhe në Kosovë. Kompleksin e ndërtesave në të cilën bën pjesë edhe monumenti në fjalë, ajo e cilëson si bërthamën e Prishtinës moderne.

Pa komentuar për politikën e Sulltan Abdyl Hamitit, që ishte në krye të perandorisë, në kohën kur u ndërtuan këto godina, Jerliu thotë se ai ka kontribut të veçantë në sjelljen e frymës properëndimore në objektet publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme