BESA – Haraçinë: Përgjegjëse e përmbytjeve në Haraçinë është Komuna

Lëvizja Besa – Haraçinë ndan dhimbjen me bashkëqytetarët e Hasanbegut dhe fshatrave përreth, të cilët u prekën nga vërshimet e 6 gushtit dhe njëherazi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave.

“Katastrofa natyrore që ndodhi, vërshimet, si dhe dalja e ujit prej kanalit kryesor, për banorët e Haraçinës nuk është ndonjë gjë e papritur, sepse këtë pothuajse çdo qytetar e ka pritur të ndodhë, aq më shumë që kanali kryesor i ujërave atmosferike, që shkon prej Haraçine për Hasanbeg, le që nuk është ndërtuar, por edhe ajo pjesë që është formuar nga vetë natyra asnjëherë nuk është pastruar. Çdo pikë shiu që bie në këtë anë, për banorët e Haraçinës paraqet ankth për ndonjë vërshim”, thuhet në reagimin e BESËS- Haraçinë.

Nga vërshimet sipas tyre, ndoshta më pak të rrezikuar, por jo edhe pa rrezik, janë edhe qytetarët e tjerë të Haraçinës.

“Komuna e Haraçinës nuk ka kanalizim, andaj sa herë që bie shi mesatar, pra nuk flasim për shi si ai i 6 gushtit, uji del mbi asfalt dhe rruga kryesore regjionale Shkup-Kumanovë bëhet si lumë ose, më mirë të themi, një “mini Vardar” dhe shkakton dëme nëpër arat e qytetarëve të kësaj komune. Prandaj BESA – Haraçinë konsideron se nëse do të ishin rregulluar kanalizimet siç duhet dhe në kohë, dëmi do të ishte më i vogël edhe tash, ndërsa do të parandalohej edhe ndonjë dëm tjetër në të ardhmen.

Nisur nga kjo, për ne nuk është fajtor Zoti që lëshon shi, sepse shiu për ata që e menaxhojnë mirë tokën është dhunti, por për ne fajtorë janë ata që e bëjnë menaxhimin e ujit dhe kanalizimit në Komunën e Haraçinës me në krye kryetarin e kësaj komune, por edhe Qeveria VMRO-BDI, që gjen mjete për kafaze majmunësh, por jo edhe për infrastrukturën elementare të Haraçinës”, thuhet në reagimin e BESËS.

Lëvizja Besa – Haraçinë u bën apel të gjitha organeve kompetente që e kanë për detyrim të kujdesen për kanalizimin dhe ujësjellësin, që urgjentisht të marrin masa konkrete dhe menjëherë të fillojnë me ndërtimin e kanalizimit, në mënyrë që mos të ankohemi pse Zoti lëshon shi dhe që qytetarët e kësaj komune në të ardhmen të kenë jetë normale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme