Nga Myslim Murrizi
Mbështes protestën duke përbuzur “besën” që kërkojnë besëprerët. Protesta e qytetarëve dhe besa e tinëzarëve. Besa, si nocion, turpërohet kur del nga goja e një njeriu të pabesë.
Besa nuk është deklaratë publike politike apo “ves” i mashtruesve perversë e hipokritë, por një virtyt gjenetik fisnikësh.
Besa dhe besëprerja janë dy zakone krejt të ndryshme, që mbarten nga njerëz diametralisht të kundërt.
Besë kanë fiset dhe fisnikët.
Besëprerje kanë pisat dhe qelbësirat që kanë lindur prej tyre.
T’i japësh besë një të pabesi apo t’i zësh besë një besëprerësi kronik, je njëlloj i pistë e i pabesë si ai që nuk e di dhe nuk e beson kurrë se çfarë është besa.
Kaq për Ramën dhe Partinë që ka lindur nga prerja në besë e atyre që e krijuan dhe të gjithë historinë e saj 85-vjeçare, nga 8 Nëntori 1941, e ka të shkruar vetëm nga besëprerja ndaj shqiptarëve dhe njëri-tjetrit për pushtet e për para.
Opozita dhe PD nuk duhet të derdellisin më se mbështesin protestën nëse nuk kërkojnë ndjesë për pazarin e pistë të prillit 2008 që bënë me besëprerin, për pazarin e qelbur të korrikut 2024 që bënë me të pabesin dhe për çdo pazar të ndyrë që kanë bërë me çdo qelbësirë të pabesë e besëprerë në këto 36 vite, duke prerë në besë qytetarët opozitarë dhe duke vrarë sovranitetin e votës së shqiptarëve për interesa të qelbura të një grushti qelbanikësh që lëpijnë menderen e çdo kryetari për një karrige të dhjerë në Parlament.
PD nuk duhet të fshihet pas deklaratave se mbështet protestën nëse nuk propozon në Parlament një ligj që prish pazarin e qelbur të prillit 2008 dhe shkul nga rrënjët këtë sistem bastard politik e zgjedhor, që prej pesë palë zgjedhjesh kanë marrë peng Shqipërinë dhe shqiptarët dhe kanë instaluar në pushtet një bandë hajdutësh me në krye një harbut autokrat që u shërben bandave dhe 20 kërminjve të pështirë lëpirës të quajtur biznes-qenër.
PD duhet të pozicionohet qartë. Nëse është me protestën, duhet të depozitojë në Parlament ligjet që prishin pseudoligjet për investitorët strategjikë, zonat e mbrojtura, Paketën e Maleve dhe koncesionet e haleve.
Ndryshe të heshtë e të mos e bëjë pis protestën.
Dënglat se “mbështesim” protestën, por nuk mbështesim me propozime konkrete ligjore kërkesat e protestuesve, mund t’i besojnë vetëm debilët politikë dhe gaztorët që mbajnë për mender “udhëheqës” gazrat.
The post “Besa nuk jepet me mashtrime”, Myslim Murrizi ‘godet’ Ramën dhe Berishën: Prishni pazarin e 2008-ës! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



