BESA përkrahë VMRO-së, paralajmëron bllokadë të Kuvendit

Edhe partia e udhëhequr nga Bilall Kasami paralajmëron bllokadë opozitare të Kuvendit pasi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se do ta bllokojë punën e Kuvendit përmes amendamenteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Besa thotë se do të përdoren të gjitha mekanizmat e mundshëm për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejt.

“Qëndrimi i Besës është shumë i qartë dhe ne e kemi përsëritur prej disa muajsh. Legjitimiteti i qeverisë kontestohet sepse mazhoranca u bë përmes deputetëve të shantazhuar dhe partive politike që brenda natës nga kritikët e qeverisë u bënë pjesë e qeverisë. Kjo përbërje e qeverisë reflekton keqmenaxhimin e të gjitha institucioneve, ndaj është shumë e rëndësishme që zgjedhjet parlamentare të bëhen sa më shpejt, t’u kthehet legjitimiteti qytetarëve dhe ata të vendosin se kush duhet t’i përfaqësojë ata”, tha Elmedin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes Besa.

Nga VMRO-DPMNE sonte pritet të vendosin për qasjen ndaj bllokadës aktive të Kuvendit për të arritur dialog dhe zgjedhje të parakohshme.

Kujtojmë se sot përmes një komunikate për media, nga partia në pushtet LSDM, u shprehën se nuk do të lejojnë asnjë bllokadë të mundshme të kuvendit për interesa personale të asnjë figure politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme