Lëvizja BESA nuk ka të ndalur. Pas kalimeve të shumta dhe strukturave të rëndesishme nga radhët e BDI-së në BESË, tani edhe profesionistë që me parë ishin të angazhuar në PDSH, e shohin BESËN si Lëvizjen e vetme politike që do të përmbush vullnetin e shqiptarëve të Maqedonisë.
Konsistenca dhe mos lëkundja nga qëndrimet, këmbëngulja në realizimin e aspiratës për “Ridefinimin” e shtetit, ka bërë që kjo Lëvizje tani ta forcojë edhe më tej armatën e profesionistëve të saj.
Lëvizjes BESA në Gostivar i është bashkëngjitur edhe Besnik Zeqiri, i cili prej vitit 2006 ishte mjek në urgjencën e spitalit “Ferid Muradi”, ndërsa prej vitit 2015 mjek në repartin Kirurgjik. Zeqiri ishte një nga figurat kyçe të PDSH-së në Gostivar, si prej vitit 2008-2010 kryetar i forumit rinor të PDSH Gostivar, kurse prej vitit 2013 nënkryetar i PDSH, anëtar i PDSH dhe anëtar i degës së PDSH-Gostivar prej 2006, anëtar i PDSH dhe anëtar i kryesisë së degës së PDSH-Gostivar.
Ndryshe, së fundmi po vërehet një ristrukturim i gjithëanshme i Lëvizjes BESA dhe përforcim i degëve të kësaj partie. Rritjen e BESËS në terren e dëshmoi edhe anketa më e re e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku thuhej se nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare për Lëvizjes BESA do të kishin votuar 7 për qind e qytetarëve, ndërsa po aq edhe për BDI-në. Përforcime të mëdha janë vërejtur kohëve të fundit në Lëvizjen BESA – Gostivar. Javë më parë eksperti dhe profesori Arafat Shabani nga Gostivari i është bashkëngjitur strukturave të Lëvizjes BESA në Gostivar, ndërsa po ashtu një gjë të tillë e ka bërë edhe njëri prej ekspertëve më të suksesshëm në sektorin e zhvillimit ekonomik lokal, Asaf Ademi.