Me rastin e ditës së fillimit të procesit mësimor, Lëvizja BESA ka paralajmëruar një konferencë për media në të cilën Drejtoria e Arsimit e kësaj lëvizje do të numërojë të gjitha ngecjet në fushën e arsimit në Komunat e Maqedonisë. Siç merr vesh portali Sakte.net, jo të gjithë fëmijët kanë të njëjtin fat që të mësojnë në kushte dhe rrethana bashkëkohore të mësimdhënies. Në këtë drejtim fëmijët që jetojnë në vendbanimet shqiptare, në të shumtën e rasteve, janë të diskriminuar dhe ballafaqohen me mungesë edhe të mjeteve dhe të kushteve më elementare.