BESA: Sulmi ndaj shtëpisë së Alfabetit, akt qyqar

Lëvizja BESA e dënon ashpër tentativën për djegien e Shtëpisë së Alfabetit në Manastir duke e cilësuar këtë akt vandal si një provokim për 7 mars, ditën e mësuesit, festë kjo shumë e rëndësishme mbarëshqiptare. Ky akt qyqar, dhe kjo gjuhë e urrejtjes kundër shqiptarëve me të cilën po përballemi kohën e fundit, nuk i kontribuon aspak bashkëjetesës dhe kohezionit ndëretnik në Maqedoni, si një shoqëri multietnike.

“Apelojmë deri te organet e rendit që në afat sa më të shkurtër ta zbardhin rastin dhe këta vandalë ta marrin dënimin e merituar. Njëherit apelojmë deri te qytetarët për qetësi dhe gjakftohtësi në këtë periudhë shumë të ndjeshme”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes BESA./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme