BESA vjen fuqishëm në zgjedhjet lokale

Partia më e madhe opozitare shqiptare në Maqedoni, Lëvizja Besa ka filluar intensivisht parapërgatitjet për zgjedhjet lokale të cilat duken në horizont. Kjo forcë politike e cila në zgjedhjet lokale në shumë komuna shqiptare, si Çair, Kumanovë, Zhelinë, doli si forcë e parë politike, ka deklaruar se do të jenë ekspertët e fushave të ndryshme ata të cilët janë duke e përgatitur programin dhe ofertën zgjedhore të kësaj Lëvizje.

Fazliu: Ekspertët më të mirë të vendit janë duke e përgatitur ofertën e zgjedhjeve lokale të Besës

Sipas zëdhënësit dhe shefit të kabinetit, Faton Fazliu tashmë ekipet e ekspertëve po punojnë intensivisht.
“Aktualisht, jemi duke përgatitur programe specifike për secilën komunë shqiptare veç e veç. Lëvizja BESA nuk do ta përqendrojë garën e saj vetëm tek individi, por bashkërisht me kandidatët do të promovohet edhe ekipi i tyre i ekspertëve të cilët do të angazhohen për realizimin e planeve dhe projekteve që do t’i publikojmë para qytetarëve”, ka deklaruar Fazliu për portalin Sakte.net

Sipas tij, Lëvizja BESA do të jetë bashkëpunuese dhe do të ketë gjithnjë qasje konstruktive kur në pyetje janë interesat madhore të shqiptarëve.

“Në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë që të bëhen pazare me interesat e shqiptare. Besimi që votuesit shqiptarë na kanë dhënë, na bën që të jemi maksimalisht të përgjegjshëm. Sot, fakti se jemi opozita më e zëshme dhe e vetme shqiptare në Maqedoni është tregues se nuk do të tolerojmë kurrë që të manipulohet në emër të interesave të shqiptarëve. Lëvizja BESA në zgjedhjet lokale do të vulosë bindshëm fitoren e saj, është shprehur Fazliu.
Përndryshe, ndonëse ende nuk është definitive, zgjedhjet lokale në Maqedoni pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme