Pas konferencës së pretendentit për kryeministër, kryetarit të LSDM’së Zoran Zaev, kanë filluar reagime të ndryshme. Por, në nivel zyrtar deri më tani nuk janë prononcuar kryetarët e partive politike shqiptare. Megjithatë, duket se Lëvizja BESA nuk do të tregojë mirëkuptim për qasjen e sotshme të Zaev.
Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Kastriot Rexhepi në rrjetin e tij social ka shkruar: Pas pres konferencës të kryetarit të LSDM Zoran Zaev dhe pyetjeve të shumta nga miqtë se a do ti përgjigjemi ftesës ju informoj se thirjet përmes mediave janë për informim të opinionit si vullnet i mirë. Përndryshe thirje dhe ofertë për subjektet llogaritet me rrugë zyrtare dhe direkt te ato. Pas kësaj kemi në bazë të se të analizojnë dhe marin qëndrim.