BESA zyrtarizon se do të ketë Ministrinë e Kulturës

Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA të udhëhequr nga Afrim Gashi ka vendosur që të bëhet pjesë e Qeverisë.
Gashi në konferencën me gazetarët tha se partia e tyre do të udhëheq me Ministrinë e Kulturës. Ai tha se deri tani nuk kanë emrin konkret për ministër dhe se propozimet do të diskutohen në kryesi, duke përzgjedhur një personalitet me cilësi të larta dhe profesionale.

Ai tha se kanë marrë ftesë nga kryeministri Zoran Zaev dhe se ajo është pranuar duke pasur si synim dhe përcaktim agjendën reformuese, procesin e zgjidhjes së emrit, NATO dhe BE.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme