“BESATARËT” i presin beteja të hapura me subjekte të ndryshme politike

Dr. Amir Elezi, dr. Rexhep Memedi, juristi Blerim Sejdiu dhe eksperti i teknologjisë informative, Ali Ismaili priten të jenë kandidatët e Lëvizjes BESA në disa komuna shqiptare ku ky subjekt politik pretendon të jetë fitues në zgjedhjet lokale që do të mbahen në mesin e muajit tetor.
Ndonëse ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat, portali Sakte.net mëson se këta emra janë përzgjedhur në mesin e shumë ekspertëve të tjerë të fushave të ndryshme që janë pjesë e këtij subjekti politik.

Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Amir Elezi, një profesionist i ri dhe i zoti i preferuar në komunën e Tearcës pritet të zhvillojë një betejë aspak të lehtë me Bashkimin Demokratik për Integrim. Një betejë të tillë tashmë është hapur midis personit që pritet të jetë kandidat i Lëvizjes BESA për komunën e Zhelinës, Blerim Sejdiu dhe kryetarit aktual të kësaj komune nga radhët e BDI – së.

Në komunën e Studeniçanit, dr. Rexhep Memedi do të ketë përballë PDSH – në, e cila qeveris aktualisht me këtë komunë, ndërsa eksperti i IT – së, Ali Ismaili do të ketë një betejë të hapur politike sipas të gjitha gjasave me përfaqësuesin e LSDM – së, e cila në zgjedhjet parlamentare morri një numër të lartë të votave në komunën e Haraçinës duke shfrytëzuar fatkeqesinë e kësaj popullate e cila u harrua nga secila qeverisje./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme