Besatarët në aksion, nuk lejojnë keqpërdorime dhe blerje të votave

Një grup i madh i aktivistëve të Lëvizjes BESA dhe koalicionit “Rilindje me Besë” janë në terren në natën e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve, për të parandaluar keqpërdorime të partisë shqiptare në pushtet. Siç është traditë, fatkeqësisht, pikërisht në natën para mbajtjes së zgjedhjeve, bëhen keqpërdorimet më të mëdha, qoftë me materialet zgjedhore, qoftë me blerjen e votave në mënyra të ndryshme.

“Nëpër krejt Lagjet jemi 24/7 mos gabo me dhan ose me pranu ,ju lutem se 100 Tel janë në akcion çka fotografojn mos thuaj pse !! o sot o kurrë”, paralajmëron njëri nga aktivistët. Gjatë ditës, veçse janë raportuar keqpërdorime. Në Haraçinë, anëtarët e BDI-së tentuan që vulat e KSHZ-së t’i marrin në shtëpi, ndërsa gjithashtu janë raportuar edhe tentime për blerje të votave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme