Besim Ahmeti,familjar i Imri Ahmetit të LDK-së, i bashkohet PDK-së

Besim Ahmeti, një ndermarrës nga Lipjani është bërë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
 Por e vecanta e këtij aderimi është se Ahmeti është familjar i afërt i kryetarit të Lipjanit, Imri Ahmeti që vjen nga radhët e LDK-së.

Ai ka thënë të jetë i pakënaqur me qeverisjen e Imri Ahmetit në Lipjan por edhe me gjithë Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Besim Ahmeti ka thënë gjatë aderimit  se përkundër kërkesave të shumta për mbeshtetje dhe lehtësimeve për bizneseve LDK-ja nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri, në vecanti kreu i saj Isa Mustafa.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli gjatë pritjes së aderimit të djalit të axhës së Imri Ahmetit i ka dëshiruar atij mirëseardhje dhe e ka siguruar për mbështetje përmes platformës qeverisëse “Fillimi i Ri”.

imri1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme