Besimtarët muslimanë sot mbushën xhamitë për faljen e Fitër Bajramit

Besimtarët myslimanë që në orët e para të ditës mbushën xhamitë në të gjithë anët e vendit për të festuar një nga festat më të rëndësishme të besimit të tyre, Fitër Bajramin, i cili simbolizon edhe përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, i njohur si muaji i pastrimit shpirtëror dhe fizik. Kreu i BFI-së Shaqir Fetai drejtoi faljen e Bajramit në xhaminë Mustafa Pasha në Shkup. Para të pranishmëve foli për rëndësinë e festës.

Fetai tha se kjo festë duhet të forcojë lidhjet dhe respektin me të tjerët. Ai bëri thirrje për ndaljen e vrasjeve dhe lutjen që të mos ndodhin tragjedi të tjera.

Kryeparlamentari Gashi, ishte i pranishëm gjatë faljeve dhe dërgoi urimet e tij.
Pas lutjeve, besimtarët kalojnë pjesën e mbetur të ditës duke takuar të afërmit e tyre dhe shkëmbejnë urime.

Fitër Bajrami festohet sot në Arabinë Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt, në Palestinë, Sudan, Jemen dhe Turqi. Kurse do të festohet të hënën në Oman, Egjipt, Siri, Jordani, Algjeri dhe Tunizi pasi hëna e re nuk mund të shihej në këto vende.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme