Besimtarët mysliman sot festojnë Kurban Bajramin

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Besimtarët mysliman sot festojnë Kurban Bajramin. Që në orët e para të mëngjesit besimtarët iu drejtuan xhamive të vendit. Manifestimi qendror i faljes u mbajt në xhaminë “Mustafa Pasha” në Shkup. Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, tha se Bajrami është festë e afrimit, solidaritetit e humanizmit.

“Festa e Kurban Bajramit është vërtetë ditë e madhe për gjithë myslimanët, sepse në këto ditë kryhet kushti i pestë themelor Haxhi në vendet e shenjta, në Qabe, Arafat, Zelif, Emine e tjera. Në të njëjtën kohë është festë e madhe shkaku se në këtë ditë kryhet obligimi i domosdoshëm për besimtarët, prerja e kurbanit, që e kanë obligim gjithë ata që e kanë mundësinë materiale. Andaj, kjo festë është festë e afrimit mes njerëzve, solidaritetit, humanitetit dhe festë e pajtimit unitetit afrimit familjarë e shumë vlerave tjera. Andaj gjithë besimtarëve iu shpreh urime të përzemërta për festën e Kurban Bajramit”, deklaroi Shaqir Fetahu, Kryetar i BFI-së.

Në Tetovë, manifestimi qendror u mbajt te Xhamia e Larme.

“Ashtu siç na ka porositur edhe Allahu Xhele Shanuhu në Kuran, ku thotë: ‘Tek Unë nuk arrin as gjaku i kurbanit, as mishi i kurbanit, por arrin dorëzimi dhe flijimi juaj që e bëni për hir të Allahut’. Unë të gjithë besimtarët i porosis që të kenë kujdes, sidomos me të mbeturat e kurbanit, që mos t’i hedhin në rrugë. Të kenë kujdes me pastërtinë, pasi që pastërtia në Islam është gjysma e besimit, gjysma e imanit”, tha Emir Kasami – imam i Xhamisë së Larme.

Qytetarët që kishin shkuar për të falur namazin e Bajramit, me mesazhe për respekt, paqe e dashuri.

“Mesazhi i festës në përgjithësi do të ishte që të jemi në harmoni, gëzim familjar, të vizitojmë farefisin dhe normalisht të kemi kujdes përderisa shkojmë nëpër rrugë, me parkimin, dhe gjithashtu mit kurbanin e me të gjitha të tjerat.”

“Të jenë të lumtur, të kalojnë sa më mirë.”

“Duhet, duhet këtë të bëjmë, këto kushtet që duhen, apo? Po, duhet që t’i vizitojmë familjet, ato akrabatë”

Festa e Kurban Bajramit simbolizon sakrificën, devotshmërinë dhe bamirësinë në fenë islame. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme