Besimtarët myslimanë festojnë sot Fiter Bajramin, pandemia ndryshon për herë të parë ritet e festës

Pas agjërimit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë sot festojnë festën e Fitër Bajramit.

Ndryshe nga vitet e tjera ku falja bëhej në bulevard, sot falja e namazit të Fitër Bajramit për shkak të situatës së Covid-19 bëhet në xhami.

Pas 30 ditësh agjërimi besimtarët u mblodhën në ambientet e brendshme dhe të jashtme të xhamive e duke u lutur për më shumë begati e harmoni.

Fiter Bajrami është festa e parë e këtij viti në kalendarinë islam dhe pas faljes së mëngjesit rituali vijon me vizitat tek të afërmit, por për shkak të pandemisë së COVID-19 ato do të shmangen.

Lushnjë

Falja e namazit te fiter bajramit ne xhamine e lushnjes, imami Hysni Çela drejtoi faljen ndërsa myftiu Gramoz Blliku mbajti fjalën e rastit për këtë Bajram jo te zakontë nga fakti i pandemisë.

Korçë

Qindra besimtarë myslimanë kanë kryer faljen e namazit të Fiter Bajramit  në xhamitë e Korçës. Pas 30 ditëve agjerim në muajin e Ramazanit besimtarët kanë përmbyllur këtë muaj të begatë me urimin për më shumë paqe, mirësi, begati dhe mëshirë nga zoti. Në qytetin e Korçës falja e namazit të Fiter Bajramit është bërë në xhaminë kryesore Iljaz Bej Mirahori në ambjentet e jashtëme të saj, kjo për shkak të numrit të shumtë të besimtarëve të pranishëm. Myftiu i Korçës Ledian Çikalleshi ka shprehur urimin e tij në këtë festë të Bajramit të Madh për vllazëri dhe prosperitet.

Pogradec

Edhe në qytetin e Pogradecit të shumtë ishin besimtarët që iu drejtuan xhamive për faljen e Fiter Bajramit. Të rritur dhe të vegjël pas ligjëratave të imamit Mirel Mazelli kryen faljen për tiu drejtuar më pas shtëpive të tyre ku do të festojnë bajramin me drekën tradicionale në shtëpi.

Berat

Festohet në Berat Fiter Bajrami,falja e Namazit u krye paralelisht në dy xhami në qytet: në Xhaminë e Plumbit dhe Xhaminë e Sahatit.

Myftiu i Beratit, Baftjar Këllezi tha se “Sot është një ditë e bekuar,një ditë e madhe gëzimi për besimtarët mysliman që u bekuan në agjerim dhe lutje”.

Pas 30-ditësh agjërimi besimtarët myslimanë në Berat festojnë sot Fitër Bajramin,festën që mbyll Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Ndryshe nga vitet e mëparshme kur falja e Fiter Bajramit është kryer nga besimtarët mysliman në Pedonalen e qytetit të Beratit,këtë vit falja u krye në dy xhami në qytet. Ka qënë Myftinia e Beratit ajo që një ditë më parë njoftoi të gjithë besimtarët mysliman se, Namazi i Bajramit do të kryhej në dy xhami: në Xhaminë e Plumbit dhe në Xhaminë e Sahatit. Përzgjedhja e këtyre dy xhamive,njëra në hyrje të qytetit dhe tjetra në qendër  u krye me qëllim shpërndarjen e besimtarëve sipas lagjeve dhe mos grumbullimin e tyre gjatë faljes. Falja e Namazit të Bajramit ka filluar paralelisht në të dyja xhamitë në orën 06:00 të mêngjesit. E ndërsa në Xhaminë e Sahatit falja e besimtarëve u krye vetëm brenda ambjenteve të xhamisë,në Xhaminë e Plumbit falja nisi fillimisht jashtë ambjenteve të xhamisë dhe përfundoi brenda saj.

Ka qënë Myftiu i Beratit,Baftjar Këllezi ai që ka uruar besimtarët për më shumë mirësi, paqe e begati.

“Sot është një ditë e bekuar,një ditë e madhe gëzimi. Allahu fuqiplotë na bëri të përjetojmë madhështinë e Ramazanit dhe të gjithë ne u bekuam në agjerim dhe lutje. Ramazani erdhi tek ne për të na treguar një tjetër model,sesi duhet të jetë besimtari në raport me zotin,me veten e tij dhe me të tjerët. Le të fillojmë këtë Bajram të mendojmë për përmirësimin tonë,për kthimin tonë drejt rrugës së drejtë. Mbarimi i Ramazamin nuk nënkupton mbarimin e veprave të mira,pasi bujaria e besimtarit mysliman nuk duhet të shterojë asnjëherë. Feja ismame është fe universale që të mëson të mirën,të drejtën,dashurinë, sakrificën dhe vllazërinë”-është shprehur Myftiu i Beratit Baftjar Këllezi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme