Besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Krishtlindjes

Igor Stefanovski

– Advertisements –

Besimtarët ortodoksë festojnë lindjen e Krishtit. Në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase mëngjesin e sotëm janë mbajtur liturgji fetare. Manifestimi qendror u mbajt në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku mesazh për paqe dhe bekim dërguan përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase, shkruan Alsat.

 “Të bëjmë kujdes, sepse e vërteta nuk është arritur asnjëherë duke devijuar nga veçoritë shpirtërore, kombëtare, historike dhe kulturore. Vetëm kombet që nuk kanë asgjë të tyren, e duan të huajën. Prandaj, askush dhe para askujt nuk ka të drejtë të heqë dorë nga ajo që, si dhuratë e Zotit dhe si trashëgimi kombëtare, u përket brezave para nesh, por edhe atyre pas nesh. Asnjë fitim i përkohshëm nuk është zëvendësim i denjë për pasojat që mund të rezultojnë nga humbja e asaj që na bën popull të veçantë, të kësaj pjese të tokës maqedonase, të dhënë nga Zoti dhe të ruajtur nga sakrificat e panumërta të të parëve tanë”.

Edhe qytetarët me porosi:

 “Për mua kjo është festa më e bukur. Të gjithë të jemi shëndosh e mirë. Le të na plotësohen të gjitha dëshirat. Shteti të ecë përpara dhe të gjithë të jemi shëndosh”.

“Ja, sot me nipin erdhëm në kishë për ta mësuar atë në traditat tona. Zoti ju ruajte juve të rinjve për shumë vjet. Ne presim prej jush. Të gjithë të jemi shëndosh e mirë, vitin tjetër edhe më të lumtur të jemi”.

“Te kush ra monedha? – Te unë. -Të jeni shëndosh e mirë. – Faleminderit. Do më duhet. Edhe familja dhe gjithë ju të jeni shëndosh dhe t’ju plotësohen të gjitha dëshirat”.

Krerët e shtetit dhe politikanët ua uruan festën. Besimtarët ortodoks Lindjen e Krishtit e festojnë me tryezë të pasur të yndyrshme, për dallim nga dita e djeshme e Buzmit kur shërbehet ushqim pa yndyrë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme