Beteja për Skenderajn po vazhdon edhe pas zgjedhjeve të së dielës.
Të dielen, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Skenderaj ka fituar PDK-ja përballë Bekim Jasharit.
Mirëpo, Jashari po pretendon se atje ka pasur manipulime, keqpërdorime dhe vjedhje të votës.
Madje ai ka thënë se në Skenderaj mënyra e vjedhejs së votës është bërë në sistemin e ‘trenit bullgar’.
Jashari ka kërkuar që në emër të demokracisë dhe vullnetit të shenjtë të qytetarëve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor.
E pas kësaj, ka reaguar edhe analisti nga Amerika, prof. Dr. Binak Maxharraj.
Maxharraj përmes një postimi në Facebook, shkruan se, PDK-ja është e njohur për vjedhjen seriale të votave në zgjedhjet e kaluara.
Andaj ai kërkon që në komunën e Skenderajt të përsëriten zgjedhjet.
Postimi i plotë:
NË SKENDERAJ TË PËRSËRITEN ZGJEDHJET.
PDK është e njohur për vjedhjen seriale të votave, kjo ka ndodhë disa herë në zgjedhjet e kalura ku janë zënë me “pelë për dore” siç thuhet.
Deri dje PDK-istat në krye me Hshim Thaçin përbetoheshin në familjen e Jasharve, por jo nga dashuria ndaj kësaj familje, por për votë, për hajni dhe korrupsion, sepse ata janë treguar se çfarë janë edhe gjatë luftës, jo që nuk e ndihmuan por edhe e injoruan duke i lanë armikut një familje në gojën e shkaut që ta përbijnë.
Turp për Drenicën, e shkelen të kaluarën e lavdishme dhe herokike jo vetem të familjës Jashari por edhe të krejët Drenicës.
Nga sot nuk është më ajo Drenica e lavdishme e dikurshme kur thirreshim në heronjt e saj që nga Bajraktarët e deri te Jasharajt.
Drenicë të ia kthesh shpinën familjes më emblematike të luftës për çlirimin e Kosovës për dobi të hajnave, plaçkitësve të popullit të Klanit Pronto ,është turpi më i madh për ty Drenicë.
Më sot komandantët hajna dhe plaçkitësh nuk kanë se çka të kërkojnë edhe më tutje të përkulën në këtë familje, nuk kanë as fytyrë e as faqe që kurrë më nuk kanë të drejtë morale të vijnë në memorialin e Jasharve që të përkulën, Familja Jasharaj nuk ka më nevojë për përkuljën e tyre.
Pra juve komandante të turpit Zoti ju marrafotë!
Pasiqë Bekim Jashari ka bërë ankesa të medha në parregullsitë dhe në hajninë, vjedhjen e votave është ankuar për keqpërdorimit të votës së shenjtë.
Prandaj, është e mirë që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për edhe Prokuroria e Kosovës të hetoj rastin dhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të merr këtë vendim që:
TË PËRSËRITEN ZGJEDHJET PËR KRYETAR NË KOMUNËN E SKENDERAJT.
Kjo do të ishte gjë e duhur, e nevojshme dhe e pritshme nga qytetarët e zhgënjyer, të mashtruar nga bandat kriminele të komandantëve rrenca.