Beteja për lahutën

Isë Elezi thotë se i ka nja 300 vjet jetë. Këtë e mbështet në faktin se i di nja 3 mijë e 500 vargje të këngëve me lahutë. Bile, shpejt shton se në këtë rast bëjnë përjashtim vargjet e “Lahutës së Malcís ” së Gjergj Fishtës. Elezi (73) nga fshati Koshutan i Rugovës në Komunën e Pejës ka interpretuar në disa kryeqytete të Evropës. Qysh nga mosha 7-vjeçare interpreton në lahutë. Këtë e ka trashëguar nga familja, shkruan sot Koha Ditore.

Lajmi se Serbia e regjistroi “Të kënduarit me gusle” në listën e UNESCO-s në emër të vetin nuk e ka brengosur fort. “Lahutarët tanë i dinë nga 30 mijë vargje përmendsh”, thotë Elezi, trashëgimi e gjallë sa i përket interpretimit në këtë instrument të vjetër, që për shqiptarët është lahutë, për serbët gusle.

Pos reagimeve të studiuesve, lajmi i kësaj jave ka bërë që të “zgjohen” edhe institucionet e Shqipërisë e të Kosovës.

Beteja se e kujt është, tashmë është hapur. E jo vetëm midis shqiptarëve e serbëve. Lahutën e konsiderojnë të tyren edhe popuj të tjerë të Gadishullit Ballkanik, por edhe më gjerë. Nga Kosova, vite më parë kishte nisma që ndër të tjera edhe lahuta të njihej si trashëgimi botërore në UNESCO. S’ia kishte dalë në një proces përplasjesh edhe me Shqipërinë. Bëhet fjalë për “Eposin e Kreshnikëve”, që lahutën e ka bosht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme