Betejë për ‘jetë a vdekje” ndërmjet LDK’së dhe Vetëvendosjes

Partia e Isa Mustafës dhe ajo Albin Kurtit po vazhdojnë të shtyhen për vend të dytë. Kështu, në 70 për qind e votave të numëruara nga organizatat të shoqërisë civile e kanë nxjerr VV të dytën derisa PDK’në të parën. LDK mbetet në vend të tretë.

Albin Kurti e Isa Mustafa për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë po shtyhen se kush do të zë vendin e dytë.

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr prej Visar Ymerit por që kandidoi Albin Kurtin për Kryeministër në 70 për qind të votave të numëruara është renditur e dytë. E para, sigurt, vazhdon të jetë Koalcioni PAN me Kryeministër Ramush Haradinaj.

Partia e udhëhequr prej Isa Mustafës me kandidat për Kryeministër Avdullah Hoti është renditur e treta në rezultate e deritashme të numëruara.

Saktësisht, PAN në 70 për qind të votave të numëruara ka 34.2 për qind, VV 26.3 qind derisa LDK 25.8 për qind.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme