Betejë “platformash”

Ka vazhduar beteja me “platforma”, “strategji” dhe organizim tryezash për adresimin e çështjeve me interes nacional.

Vetëm pak ditë pas miratimit në qeveri të “Platformës Shtetërore për Finalizimin e Dialogut të Kosovës me Serbinë”, edhe kryetari i Kuvendit ka dalë me “dokumentin” e tij, shkruan sot Koha Ditore.

E ka quajtur “Platforma konsensuale dhe gjithëpërfshirëse e agjendës shtetërore në Republikën e Kosovës”, ku ka ngritur pesë çështje të rëndësishme.

Thirrjen për unitet në mbështetje të agjendës nacionale ia ka drejtuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, si dhe Grupit të Deputetëve të Pavarur.

Si pikë të parë në Platformë e ka dialogun me Serbinë, për të vazhduar me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Tek pastaj vjen “(3) Themelimi i Ushtrisë së Kosovës, (4) Agjenda e Integrimeve Evropiane, dhe e fundit (5) Reforma Zgjedhore”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme