Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, Abdylmenaf Bexheti, tha se përkundër pandeminsë, UEJL arriti me sukses të mbyll vitin ndërsa sa i përket numrit të studentëtëve, sipas Bexhetit, ky universitet ka arritur rekordin e para gjashtë viteve me 1050 studentë të rinj. Sipas tij, 14 javët e fundit të mësimdhënies janë realizuar me prani fizike duke i mundësuar studentëve mësim më cilësor. Bexheti tha se pret që edhe në vitin 2022 UEJL të vazhdojë me rritjen e numrit të stundetëve si edhe të cilësisë së programeve studimore
“Është një rekord i ri në rritjen e vazhdueshme të regjistrimit të gjeneratave të reja në UEJL. Ne arritëm rekordin e pas gjashtë vitesh, sepse ne tashmë këtë vit kemi regjistruar 1050 studentë, gjeneratë të re. Regjistrimet kanë qenë të suksesshme sepse në të tre ciklet kanë qenë proporcionale. Ne kemi arritur të regjistrojmë 750 student në ato pesë fakultete që ka qenë një arritje edhe përtej objketivave tona. Ne kemi patur target diku 650 studentë në ciklin e deridiplimimit, me 250 studentë me student në ciklin e dytë dhe rreh 40 studentë të ciklit të tretë”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë./Alsat.mk