BFI e Maqedonisë kërkon nga Franca lirimin e Haradinajt

Duke marrë parasysh se Bashkësia Islame në Maqedoni është Institucion që gjithmonë ka qenë, është dhe do të jetë e angazhuar për paqe, mirëqenie dhe stabilitet gjithandej rajonit dhe më gjerë, aktin e arrestimit të Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haredinaj, e konsideron si një provokim politik të shkaktuar nga politika gjenocidale e Serbisë me qëllim të shkaktimit të trazirave destabilizuese dhe të minimit të tërë atij projekti të bashkësisë ndërkombëtare për paqe dhe mirëqenie për Ballkanin, reagojnë nga BFI e Maqedonisë.

Ata shtojnë se “Ramush Haradinaj është një vlerë e pakontestueshme kombëtare, është një legjendë e gjallë e popullit shqiptar, i cili ka dhënë prova të fuqishme se është kundër të gjitha politikave dhe aksioneve okupatore të agresorit serb”.

“Duke u rreshtuar në krahun e shteteve të NATO-s, si komandant i UÇK-së, ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb me çka është arritur një paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë. Gjykata Ndërkombëtare, Tribunali i Hagës, i pranuar edhe nga Shteti mik i shqiptarëve, Franca, ka dëshmuar se Ramush Haradinaj ka zhvilluar luftë të drejtë, konform rregullave të luftës dhe është liruar duke u shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat politike serbe. Sëkëndejmi, habit fakti se si policia franceze ka zbatuar një akuzë politike serbe duke e arrestuar Ramush Haradinajn. Sot, për lirimin e tij dhe në shenjë solidariteti me pastërtinë luftarake të Haradinajt, anekënd botës po organizohen protesta gjithëpopullore. Bashkësia Islame e Maqedonisë, i përkrah fuqishëm këto protesta dhe kërkon nga organet gjegjëse franceze që urgjentisht t’i shpallin të pavlefshme akuzat politike serbe dhe ta lirojnë birin e kombit shqiptar, Ramush Haradinajn”, thuhet në reagimin e BFI-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme