Biblioteka e Prishtinës nga sot bëhet me objekt të ri
5 vjet më parë09:24 23 Gusht 2016/ Sakte.net
Sot do të bëhet përurimi i Bibliotekës së re “Hivzi Sylejmani”, në lagjen Dardania të kryeqytetit.
Kështu është bërë e ditur, përmes një njoftimi nga Komuna e Prishtinës, në të cilin thuhet se hapja solemne e objektit të ri të bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, do të bëhet sot rreth orës 15:00.
Në hapje do të marrin pjesë drejtorët e drejtorive të Komunës së Prishtinës, si dhe kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.