Biden: Shtyjeni përpara Asociacionin dhe demarkacionin

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u ka bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që të ratifikojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe të mundësojnë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Në konferencën për medie Biden ka thënë se Kosova nuk do ta humbë mbështetjen e SHBA-ve nëse nuk realizon këto marrëveshje, të cilat zëvendëspresidenti amerikan ka theksuar se do të kenë ndikim pozitiv në rajon.

“Dëshiroj të nënshkruani një marrëveshje me Mali e Zi. Është një marrëveshje e drejtë dhe kjo do të ketë ndikim pozitiv në rajon. Gjithashtu edhe Asociacionin e komunave serbe. Është dashur t’i shtyni përpara disa reforma, por vendimet e vështira sjellin fryte. Dhimbjet e luftës janë ende të freskëta. Të gjitha këto vragë janë të freskëta, por Kosova duhet të ecë përpara me një të ardhme të përbashkët, se të drejtat e qytetarëve janë të barabarta”, ka thënë Biden.

“Kosova duhet bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tuaj. Presidenti dhe kryeministri janë shprehur pozitiv për vazhdimin e negociatave të ndërmjetësuara nga BE-ja. Kjo do të jetë e vështirë por e domosdoshme. Edhe me Vuçiqin kam folur gjatë për këto çështje. Keni përgjegjësinë për t’u përmbajtur zotimeve që keni dhënë në Bruksel. Këto janë thelbësore për avancimin e Kosovës në Europë. Amerika do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën. SHBA-të kanë dhënë më shumë se 2 miliardë dollarë ndihma. Ne dëshirojmë të kemi një Kosovë të fortë, si anëtare e plotë e Komitetit Evropian”, ka shtuar Biden gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Biden është shprehur i nderuar për emërimin e magjistrales Ferizaj – Gjilan me emrin e djalit të tij Beau Biden, por ka thënë se në Kosovë është për një aryse më të rëndësishme sesa ceremonia e emërimit të rrugës.

“Këtu jam që të sigurojë se SHBA-të do të qëndrojnë përkrah Kosovës që të ketë një shtet demokratik. Ky është suksesi juaj i jashtëzakonshëm edhe për interesin e vendit tim. Nëse ju arrini sukses, atëherë edhe rajoni do të ketë sukses. Ky rajon kurrë nuk ka qenë plotësisht i integruar në Europë dhe vizioni ynë është integrimi evropian”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme