Bideni do t’i publikojë dosjet sekrete rreth Arabisë Saudite dhe sulmeve të 11 shtatorit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka shprehur përkrahje për rishikimin e freskët të dokumenteve të klasifikuara, pasi familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit ditë më parë thanë se ai nuk është i mirëpritur në shënimin e 20-vjetorit të sulmeve pa i publikuar dosjet sekrete.

Bideni ka thënë se e miraton rishikimin e materialit të klasifikuar për një kohë të gjatë nga Departamenti i Drejtësisë. Familjarët e viktimave besojnë se dokumentet sekrete do të dëshmojnë se udhëheqësit e Arabisë Saudite i kishin përkrahur sulmet terroriste që lanë gati 3 000 të vdekur.

Komenti i presidentit amerikan ka ardhur pasi 1 800 familjarë të viktimave, të mbijetuar dhe pjesëtarë të ekipeve emergjente thanë përmes një letre se ai nuk është i mirëpritur në ceremoninë përkujtimore derisa nuk i publikon dëshmitë, shkruan “Independent”.

Ultimatumi është bërë përmes letrës që iu është dërguar Shtëpisë së Bardhë të premten, ndërsa të hënën Byroja Federale e Hetimeve (FBI) është duke e rishikuar mundësinë se cilat informata mund të publikohen.

Bideni ka thënë se administrata e tij është e përkushtuar që të sigurojë shkallë maksimale të transparencës sipas ligjit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme