Ardit Bido, Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë thotë se në disa zona në jug të Shqipërisë “Individë të strukturuar në mënyrë artificiale duan të rrisin përqindjen greke”. Kjo sipas tij sepse pastaj ligji për pakicat ju jep një sërë të drejtash kolektive.
Por z. Bido i cili është dhe autor i librit “Beteja për 20 përqindëshin” thotë se në këto zona asnjëherë ska pasur minoritet mbi 20 %. Ai në intervistën për Programin 200 (që do të transmetohet sot në ora 18.00) thotë popullsisë, kryesisht ortodokse, i bëhet presion të deklarohen grekë, që ata mos të humbin benificione që shteti grek u ka dhënë me vite.
Megjithatë z. Bido thotë se këto presione, do jenë të fundit, sepse në regjistrimin e radhës të popullsisë, Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit do të jenë në BE.