Menaxheri i një kompanie në hidrocentralin e Moglicës ka rënë nga shkëmbi, duke gjetur vdekjen.
Bëhet fjalë për 45-vjeçarin me iniciale L.Ç, i cili ditën e sotme teksa punonte, ka humbur ekuilibrin mbi një shkëmb, është rrëzuar nga një lartësi, duke marrë dëmtime të shumta fizike.
Ai është dërguar në spitalin e Gramshit, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Policia thotë se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.