Bie nga shtylla gjatë instalimit të internetit, plagoset punonjësi i kompanisë së telekomunikacionit

Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni është rrëzuar nga lartësia teksa po punonte për instalimin e një linje interneti në rrugën “Shote Galica”, në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, ndërsa dyshohet se shtetasi I. D., rreth 50 vjeç, ka rënë nga një shtyllë gjatë punës. Punonjësi është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupet hetimore po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies.

The post Bie nga shtylla gjatë instalimit të internetit, plagoset punonjësi i kompanisë së telekomunikacionit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme