Është hakeruar ueb faqja e internetit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) në Maqedoninë e Veriut
Prej disa orësh në faqen e kësaj ministrie shfaqet mesazhi, në të cilin thuhet se faqja është hakeruar nga hakerat grekë
“HACKED BY GREEK HACKINGTEAM NETwATCHERS”,- thekson mesazhi, sipas raportimeve nga mediat vendase.
Për shkak të sulmit, nuk hapet asnjë nënfaqe e kësaj ueb faqeje, ndërsa të gjitha lidhjet e publikuara çuan në një video në YouTube të titulluar “Maqedonia e famshme”, shkruan Alsat.
Për momentin, faqja është plotësisht jashtë linje./GSH