Në një përpjekje për të parandaluar lajmet mashtruese, Facebook i ka ndaluar reklamat e kriptovalutave përfshirë edhe bitcoin. Rënia e bitcoin u vërejt dukshëm pas vendimit të ndërmarrë nga Facebook.
Facebook për politikën e saj të re njoftoi të martën. Ajo ka ndaluar çdo reklamë që lidhet me kriptovaultat.
Drejtori i menaxhimit të produktit të kompanisë, Rob Leathern, tha se reklamat ishin një problem për përdoruesit sepse ato janë “shpesh të shoqëruara me praktikat mashtruese ose promocionale.”
“Ne duam që njerëzit të vazhdojnë të zbulojnë dhe të mësojnë rreth produkteve të reja dhe shërbimeve nga Faceook që nuk kanë të bëjnë me lajmet mashtruese,” tha Leathern, raporton “RT”, transmeton Periskopi.
Leathern tha se politika e re ishte dizajnuar për të qenë “qëllimisht më i gjerë” përderisa kompania është duke “punuar për të zbuluar praktikat mashtruese të reklamimit.”
Pas njoftimit nga Facebook, bitcoin shënoi rënie më shumë se 10% të martën duke rënë vlera e tij në 10, 000 dollarë./Periskopi/