Bien çmimet e naftës në Gjakovë

Në Komunën e Gjakovës, janë liruar çmimet e naftës. Çmimi i naftës ka rënë në 1.00 euro, ndërsa çmimi i benzinës është 1.01 euro. Këto çmime janë vetëm në pompën NS-Oil.

Menaxheri i pompës së derivateve, Niki Bajrami, tha se ky çmim është prej datës 21 Dhjetor dhe se i njëjti çmim do të jetë deri në natën e vitit të ri.

“Arsyeja e këtij çmimi është se ne jemi një periudhë të gjatë si pompë e derivateve në Gjakovë dhe se kemi klientët tanë besnik”, tha menaxheri i pompës NS-Oil për KALLXO.com

Ai theksoi se kualitet e derivateve janë të njëjta pavarësisht çmimeve.

“Edhe nëse pas festave nuk e vazhdojmë aksionin e këtyre çmimeve, prapë se prapë s’besoj që të njëjtin çmim do e rrisim shumë”- tha Niki Bajrami.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme