Bien ndjeshëm temperaturat, por a do të ketë shi? Njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme më origjinë perëndimore, duke sjellë intervale të gjata më kthjellime përgjatë shtrirjes perëndimore ndërsa me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të paraqiten zonat malore.


Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë gjatë mëngjesit por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 17°C temperatura maksimale pritet në qytetin e Durrësit.

Për sa i përket parametrit të erës do të fryjë e lehtë dhe mesatare më shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme