Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kukës. Teksa po luanin me biçikletë, dy fëmijë janë aksidentuar rëndë, pasi janë rrëzuar nga ura e vjetër e uzinës.
Mësohen se dy 12-vjeçarët janë transportuar drejt Tiranës me helikopter. Fatmirësisht, dy fëmijët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Fëmijët po luanin mbi urë në momentin kur kanë rrëshqitur nga pakujdesia dhe kanë rënë në lumë.