BIK-u, ende pa deklaratë për aktakuzën kundër Shefqet Krasniqit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, ndaj Shefqet Krasniqit.

Duke iu referuar aktakuzës thuhet se Krasniqi ka bërë shmangien e tatimit që nga 2011-ta deri në 2016-tën.

Mirëpo, përkundër kësaj, Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka dal ende me ndonjë qëndrim të saj sa i përket kësaj.

Indeksonline shkruan se ka kontaktuar me Zyrën për Informim në Bashkësinë Islame të Kosovës, duke kërkuar një prononcim lidhur me aktakuzën, mirëpo nuk ka arritur të marrë përgjigje me arsyetimin se të gjithë ata që janë kompetent të flasin janë në një konferencë për parandalimin e ekstremizmit.

Krasniqi dyshohet se ka fshehur dhe shmangur tatimin të biznesit privat N.T “Portat”, me të dhëna të pasakta, duke shmangur kështu vlerën tatimore prej 20,208.57 eurosh.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tij, për këto veprat penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, sipas nenit 141 tё Kodit Penal të Republikës së Kosovës; Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës; dhe, Shmangia nga Tatimi sipas nenit 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 tё Kodit Penal tё Republikës se Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme