Bilall Kasami: Do të kërkojmë llogari nga BDI për mospërmbushjen e deklaratës së përbashkët

Të nderuar anëtarë të Këshillit Qendror,

Të nderuar përfaqësues të mediave, mysafirë

Zonja dhe zotrinjë,

Ju uroj mirëseardhje të gjithë juve në këtë takim të fundvitit nga ku do përcjellim disa vlerësime për vitin kalendarik që po lëmë pas.

Viti që po lëmë pas filloj me shpresë të re për shqiptarët në Maqedoni përmes profilimit të Lëvizjes Besa si parti serioze me ofertë konkrete për të dekriminalizuar shoqërinë dhe për të rrëzuar një rregjim i cili për afër 10 vite nënçmoi, ofendoi, burgosi dhe akuzoj shqiptarët, por edhe regjim i cili e izoloi Maqedoninë duke bërë shtet pa thuajse asnjë aleat i cili do mund ti ndihmojë shtetit në rrugëtimin drejt strukturave euro-atlantike.

Ne si Lëvizje Besa jemi një ndër meritorët që i dham fund atij regjimi dhe me pozicionimet tona politike dhe konstruktivitetin që kemi treguar arritëm që të paktën të ndihmojmë në rikthimin e kursit pro perëndimor të Maqedonisë duke i krijuar parakushte pushtetit të ri për të filluar me reformat e shumë kërkuara dhe rikthimin e miqësive dhe aleancave strategjike që do ndihmojnë për përshpejtimin e rrugës të anëtarësimit të Maqedonisë drejt strukturave euro-atlantike si një opcion i vetëm dhe pa alternativ për të ardhmerinë e këtij shteti.

Normalisht që gjithë procesit i jemi qasur me vendosmëri duke qëndruar të palëkundur në përcaktimet tona pro perëndimore, por gjithmonë duke pasur dyshime të qarta se një qeveri e re e formuar edhe nga parti që i përkasin regjimit të kaluar do ishte shumë vështirë që të bëhen reforma rrënjësore ashtu si ka kërkuar vetë populli përmes votimeve nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Pasi ja dhamë të gjitha shanset e mundshme kësaj qeverie për t’u dëshmuar në angazhimin e asaj që të paktën deklarativisht e thoshin, pra reformave që duhen bërë sidomos atyre reforma që dalin nga rekomandimet e Pribesë, sot mund të konstatojmë se në vitin që po lëmë pas mbetën shumë punë pa u bërë.

Poashtu në këtë vit patëm edhe zgjedhjet lokale ku gara zgjedhore u zhvilluar në forma jo të barabartë, me koalicione parazgjedhore jo të natyrshme mes partive nga kampusi shqiptar dhe maqedonas gjë që solli në deformimin e rezultateve zgjedhore dhe si rrjedhojë sot kemi komuna shqiptare me udhëheqësi të kushtëzuara si asnjëherë më parë, kuptohet të kushtëzuara nga pazaret politike dhe jo nga vullneti dhe dëshira e popullatës shqiptare nëpër ato komuna.

Mesazhi më i qartë i epilogut të zgjedhjeve lokale dëshmon një gjendje reale të re, pra shqiptarët sot në qeveri janë të përfaqësuar nga partia e cila është humbëse dhe që nuk ka shumicën e votave të shqiptarëve në Maqedoni. Shkaku i këtij realiteti të ri politik, Lëvizja Besa së shpejti do inicojë edhe një takim të partive nënshkruese të Deklaratës të përbashkët të partive shqiptare, ku do duhet të jepet një raport se çka është realizuar nga pikat e asaj deklarate si dhe të BDI të jap llogari për çështjet që kemi patur zotime të qarta pse janë prolonguar apo nuk janë diskutuar fare.

Qasja e Lëvizjes Besa që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016 deri më sot ndaj gjitha procesve reformuese dhe integruese ka qene shumë pozitive dhe korrekte, gjë që nuk mund të themi për aktorët e tjerë politik që duhej të jenë prijës të këtyre proceseve.

Edhe njëherë rikonfirmojmë qendrimin tonë se Maqedonisë i nevojitet një menaxhim serioz, i drejtë, i pakomromistë me korrupcionin dhe krimin si dhe intensifikim i reformave që do përshpetojnë anëtarsimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarsim në Bashkimin Evropian, si alternativa të vetme për të ardhmen e këtij shteti. Çdokush që do punojë në këtë drejtim e ka mbështetjen e Lëvizjes Besa pa asnjë kalkulim dhe çdokush që do bëjë pengesa në këtë rrugëtim do ta kundërshtojmë me të gjitha mjetet politike dhe demorkatike.

Të nderuar të pranishëm,

Ashtu si jeni edhe të informuar, viti që vjen për Lëvizjen Besa është i një rëndësie jashtëzakonisht të veçantë dhe kjo për shkak se ne organizojmë Kongresin e parë të partisë me çka rrumbullaksojmë një proces më shumë se trevjeçar të pjekurisë politike. Ndoshta gjatë këtij rrugëtimi kemi bërë edhe gabime, gabime të cilat na kanë mësuar dhe skalitur për të qenë më të përgatitur për të ardhmen. Poashtu nga ky rrugëtim i suksesshëm ne jemi motivuar që edhe më shumë të punojmë për të arritur në rezultatin tonë të dëshiruar, pra të jemi zëri i shqiptarëve qoftë në parlament apo në institucionet e tjera të shtetit. Rrugëtimi jonë vazhdon i ndërtuar mbi ABC-në e Lëvizjes Besa, 3A-të që janë simbol i identitetit tonë politik – AUTENTIK, AUTONOM dhe AUTOKTON.

Ju uroj të gjithë juve një vit plot shëndet, begati dhe të mbushur me suksese për shqiptarët.

Ju faleminderit për prezencën tuaj dhe na priftë e mbara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme