Bilall Kasami hyn me forcë në selinë e Lëvizjes Besa në Shkup (VIDEO)

Rreth orës 9:30 te mëngjesit te sotëm një grup personash, ne mesin e te cilëve ka qenë edhe Bilall Kasami, kane hyrë me forcë duke thyer dyert e selisë së Lëvizjes Besa në Shkup, transmeton Alsat M.
Sigurimi i objektit ka thënë se nuk ka mundur t’i ndalojë dot për shkak të numrit të madh të personave që kanë marrë pjesë. Në ato momente nuk i ka ngelur gjë tjetër veçse të lajmërojë policinë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe për momentin po kryejnë kontrolle brenda selisë. Nuk ka informacione për të ndaluar nga ana e policisë. Bilall Kasami dhe të tjerë ndodhen akoma brenda selisë së Lëvizjes Besa.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1989851031055739/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme