Bilall Kasami: Për bashkimin kombëtar vendosin “vëllezërit e mëdhenj”, Shqipëria e Kosova (Video)

I ftuar në intervisën “Saktë”, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ishte pyetur edhe lidhur me qëndrimin e këtij subjekti politik sa i përket çështjes së bashkimit kombëtar.

Media maqedonase kanë ri aktualizuar temën e krijimit të Shqipërisë së Madhe menjëherë pas takimit të deputëtevë të Lëvzjes BESA, Zeqirija Ibrahimi dhe Afrim Gashi me ambasadorin William Walker.

“Shqiptarët e Maqedonisë janë në një gjendje të mjerueshme. Dhe kur politikanët e keqpërdorin ndjenjën e padiskutueshme të shqiptarëve të Maqedonisë se janë që të jetojnë me vëllezërit e tyre në Shqipëri dhe në Kosovë në një shtet të përbashkët, vërtetë që është një mëkat i madh. Të biesh situatën që shqiptarët e Maqedonisë mos të kenë ujë, mos të kenë rrugë, kanalizime, mos të kenë ajër të pastër, fëmijët tanë të helmohen e të vdesin çdo ditë nga kanceri, ndërkohë që të flasësh për bashkim kombëtar, vërtetë që është hipokrizi. Ne si Lëvizje politike vlerësojmë se çështja e bashkimit kombëtar është fillimisht çështje e shtetit shqiptar, pastaj e Kosovës dhe në fund për këtë çështje mund të flasin politikanët shqiptarë të Maqedonisë”, ka qenë deklarimi i të parit të Lëvizjes BESA, i cili ka lënë të nënkuptohet se për këtë ide vendosin “vëllezërit e mëdhenj”.

Përgjigjen e Kasamit për çështjen e bashkimit kombëtar mund ta ndiqni nga minuta 35 e intervistës./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme