Bilall Kasami: Poshtërimi po merr fund, ndryshimi vjen me BESË

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas arritjes së marrëveshjes që sinjalizon mbajtjen e zgjedhjee të parakohshme parlamentare, ka shkruar në rrjetin e tij social se ndryshimi po vjen me BESË!

“Më në fund, në horizont një shkëndijë – zgjedhjet më 11 dhjetor. Po shihet çasti kur ky muzg, ky terror dhe ky poshtërim do të marrë fund.
Pas numërimit së prapthi në epokën e vjetër, po fillon epoka e re me vitet që shkojnë përpjetë.
Po rrokulliset epoka e ndryshimit. Ndryshimi po vjen ME BESË”, ka shkruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme